Members

Remember Me

Search Results: bigbrother-albania

Rrebel a.K.a UniKKatiL

Profili Xhimi BigBrother Albania

Published: Feb 5, 2010 by admin Filed under: BigBrother
Mosha: 29 vjeç

Vendbanimi:
 Stavanger, Norvegji

Vendlindja:
 Milot

Arsimi: 
Është duke ndjekur fakultetin ekonomik part-time.

Profesioni:
 Asistent menaxher në një firmë norvegjeze

Statusi civil:
 Beqar (bashkëjeton)

Thotë për veten:
 “Jam tip i hapur, pa komplekse. Përshtatem në çdo lloj ambienti. Jam dinak dhe egocentrik”.

Eksperiencat:
 Jeton në Stavanger të Norvegjisë prej 10 vjetësh. Puna e tij e parë ka qenë si përkthyes italishteje për KFOR-in në Prishtinë.

Familja:
 Përbëhet nga prindërit dhe 4 motrat. Prindërit nuk e njohin më, duke qenë se ka shumë vite larg Shqipërisë. Me nënën ka raport më të afërt. Ajo është shumë e lidhur me të.

Interesa & hobi:
 Synon të investojë në jug të Shqipërisë për të ndërtuar një resort bashkë me disa miq të tij. Është kuzhinier i shkëlqyer. Është frekuentues i rregullt i jetës së natës. Kërcen shumë mirë dhe pohon se shpesh femrat i josh me anë të kërcimit.

Marrëdhëniet me femrat: 
Për momentin, femra e jetës së tij është një, Elisabeta, një vajzë norvegjeze, me të cilën bashkëjeton prej disa vitesh. Thotë se ajo nuk do ta kishte problem nëse Gjimi do krijonte një raport brenda shtëpisë, duke qenë se ata janë një çift mjaft i hapur.

Hyn në Big Brother… 
Sepse ka kohë që e ëndërron dhe është gati të sakrifikojë gjithçka për të.

Read more »
Comments (0) »

Profili Erionit BigBrother Albania

Published: Feb 5, 2010 by admin Filed under: BigBrother
Mosha: 25 vjeç

Vendbanimi:
 Tiranë

Vendlindja:
 Përmet

Arsimi:
 I lartë, diplomuar për Psikologji

Profesioni:
 Volejbollist

Statusi civil:
 Beqar

Thotë për veten:
 “Tek vetja vlerësoj inteligjencën. Di të përshtatem mjaft mirë në grup. Kur dua diçka, përpiqem gjithmonë ta arrij.

Eksperiencat: 
Ka punuar për rreth 2 vjet si folës dhe gazetar në një nga televizionet lokale. Paralelisht është volejbollist me ekipin e Tiranës. Po t’i ofrohej, nuk do t’i thoshte “jo” një pune që lidhet me profilin që ka studiuar. Dikur ka qenë pjesëmarrës në një konkurs bukurie të rangut kombëtar.

Familja:
 Përbëhet nga prindërit dhe vëllai.

Interesa & hobi:
 Pëlqen muzikën dhe është frekuentues i rregullt i jetës së natës. Më shpesh frekuenton karaoket.

Marrëdhëniet me femrat: 
Kanë qenë gjithnjë pozitive. Ka pasur edhe lidhje impenjative, por më së shumti lidhje të shkurtra. Thotë se nuk ka ngelur asnjëherë pa një femër në krah. Me të gjitha femrat që është ndarë ruan marrëdhënie të mira dhe respekt reciprok.

Hyn në Big Brother… 
Ndoshta për t’iu rikthyer televizionit, pse jo dhe për të njohur famën në një dimension tjetër.

Read more »
Comments (1) »

Profili Bertina BigBrother Albania

Published: Feb 5, 2010 by admin Filed under: BigBrother

Mosha:
 25 vjeç

Vendbanimi:
 Tiranë

Vendlindja:
 Delvinë

Arsimi:
 I lartë, diplomuar për Inxhinieri Mjedisi

Statusi civil:
 Beqare

Thotë për veten:
 “Kam karakter të fortë dhe jam e vendosur. E kam provuar bashkëjetesën me njerëz të panjohur. Më pëlqen të rrezikoj dhe zakonisht u shkoj gjërave deri në fund”.

Eksperiencat: 
Ka 5 vjet që jeton në Tiranë, që kur filloi studimet. Pas përfundimit të shkollës ka punuar si PR në një kompani dhe më pas është marrë me casting në një kompani viedo-prodhuese.

Familja:
 Nëna dhe vëllai jetojnë në Delvinë. Ka dy motra më të rritura në Greqi. Bertina e ka humbur babain që kur ishte 9 vjeç. Familja e saj është në gjendje të vështirë ekonomike. Nëna, e cila është në pension, për të siguruar shkollën dhe jetesën normale për fëmijët ka bërë për një kohë të gjatë punë dore, të cilat i shet për të fituar të ardhura.

Interesa & hobi:
 Pëlqen botën e spektaklit, muzikën, kërcimin. Ndjek sportet, basketbollin, luan bilardo dhe pëlqen notin, të cilin e praktikon.

Marrëdhëniet me meshkujt:
 E pranon që është femër joshëse dhe shpesh vihet në qendër të vëmendjes së meshkujve. Momentalisht është single.

Hyn në Big Brother… 
Për të bërë një gjë ndryshe për veten, për një të ardhme më të mirë, për të dhe familjen e saj, mbi të gjitha për të treguar që është një femër që vlen.

Read more »
Comments (0) »

Profili I Graciela Big Brother Albania

Published: Feb 2, 2010 by admin Filed under: BigBrother
Mosha: 27 vjeç

Vendbanimi: 
Shkodër

Vendlindja: 
Fier

Arsimi: 
I lartë, diplomuar për Gjuhë-Letërsi

Profesioni: 
N/komisare policie në Drejtorinë Rajonale të Kufirit, Shkodër.

Statusi civil: 
Beqare

Thotë për veten: 
“Jam e qeshur, kokëfortë, ndonjëherë edhe më shumë sesa duhet. Njerëzit më thonë që rrezatoj energji pozitive”.

Eksperiencat: 
Eksperiencat e para profesionale i ka pasur në televizionin e Shkodrës, ku pagesa linte për të dëshiruar, por ishte një punë që e bënte me shumë pasion. Këtu është njohur dhe me Ergysin, djalin me të cilin është e lidhur prej më shumë se dy vjetësh. Puna si oficere policie nuk hynte tek aspiratat e saj, por i siguron të ardhurat e nevojshme për të mbajtur veten dhe babain, i cili është i verbër.

Familja: 
Graciela jeton me babain, i cili nuk e ka parë të bijën asnjëherë. Ka një motër të martuar me të cilën është shumë e lidhur. Që pas humbjes së nënës nga një sëmundje e rëndë, jeta e saj mori një rrjedhë tjetër. Tani i duhet të kujdeset për babain, të cilin e çon çdo ditë në një qendër për të moshuarit. Ka një shifër të konsiderueshme parash për t’i paguar shtetit, por nuk dorëzohet asnjëherë. Dita e saj fillon dhe mbaron me buzën në gaz.

Interesa & hobi: 
Është e dashuruar me çdo gjë të bukur, çdo gjë që lidhet me artin. Pëlqen teatrin dhe televizionin në mënyrë të veçantë.

Marrëdhëniet me meshkujt: 
Është pjesë e një lidhjeje që është shumë e rëndësishme për të.

Hyn në Big Brother… 
Për të provuar veten dhe për t’i siguruar të atit një vizitë mjekësore jashtë Shqipërisë.

Read more »
Comments (0) »

Profili I Pamela Big Brother Albania

Published: Feb 2, 2010 by admin Filed under: BigBrother
PAMELA

Mosha:
 23 vjeç

Vendbanimi:
 Tiranë

Vendlindja:
 Korçë

Arsimi:
 I lartë, diplomuar për Punë Sociale

Profesioni:
 Agjente udhëtimesh

Statusi civil:
 Beqare

Thotë për veten:
 “Jam tip i hapur, pa komplekse. Përshtatem kollaj. Jam e qetë dhe spontane”.

Eksperiencat:
 Puna si agjente shitjesh i pëlqen. Pjesa më e bukur është kur vjen stina e verës dhe agjencia organizon udhëtimet turistike për stafin. Është marrë me modë, konkurse bukurie dhe ka bërë disa shërbime fotografike, por me kalimin e viteve, kjo ka mbetur më shumë si një hobi e së kaluarës. Do pëlqente të studionte Juridikun.

Familja:
 Jeton me prindërit dhe vëllain më të vogël. Me nënën konsumon gjithçka, kurse me babain më pak. Kur vjen darka dhe ajo duhet të dalë, është mami ajo që e merr babain me të mira.

Interesa & hobi:
 Pamela është një vajzë tipike kryeqyteti. Ditën e sheh sportive dhe të angazhuar me punë, kurse mbrëmjeve është gjithnjë elegante, më look më të kuruar, e trukuar dhe gati për të bërë qejf. Mbrëmjeve i pëlqen të shijojë një gotë verë me miqtë, kurse fundjavat i kalon nëpër pub-e.

Marrëdhëniet me meshkujt: 
S’kanë qenë asnjëherë një problem. Nuk i mungon kurrë vëmendja. Momentalisht po shijon beqarinë. Nuk pëlqen ta kthejë kokën pas. I duket kohë e humbur.

Hyn në Big Brother… 
për të provuar famën dhe për të vënë në provë personalitetin e saj.

Read more »
Comments (0) »
Page 1 of 1