Members

Remember Me

Politik

Rrebel a.K.a UniKKatiL

Rrëfehet Nazim Bllaca

Published: Dec 1, 2009 by admin Filed under: Lajme Politik

Nazim Bllaca
“Nën urdhrat e SHIK-ut kam marrë pjesë në 17 aksione për vrasje, plagosje, rrahje e shantazhim. Eprori im ka qenë Azem Syla”, ka thënë Bllaca, personi i përfolur se ka marrë pjesë në krime politike.




Nazim Bllaca, nga Ribari i Madh, ka deklaruar të dielën në Prishtinë, para mediave, se “nën urdhrat e SHIK-ut ka marrë pjesë në 17 aksione” të, siç ka thënë, “vrasjes, plagosjes, rrahjes e shantazhit të personave të caktuar, të parë si kolaboracionistë të Serbisë, apo si rivalë politikë”. 

Kjo paraqitje e Bllacës vjen tri ditë pasi që deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, inicioi akuza të ashpra për përfshirje në krime politike ndaj disa deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës. 

Bllaca e ka përmendur emrin e atyre nga të cilët ka marrë urdhra. 

Epror kryesor në SHIK e kam pasur Azem Sylën. Bëhet fjalë për vrasje, plagosje, kërcënime, shantazhe, rrahje brutale etj. Është vështirë me ardhë këtu para parlamentit edhe me thënë si dëshmitar, mirëpo boll ka shkuar me ata dëshmitarët e fshehtë. Unë jam penduar për punën që është bërë nga 12 qershori i vitit 1999”, ka thënë Bllaca, duke mos përmendur emrin e personit që thotë ta ketë vrarë. 

Me gjithë përpjekjet, Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të kontaktojë me Azem Sylën për të dëgjuar versionin e tij në lidhje me ketë çështje. 

Ndryshe, para paraqitjes së Bllacës, deputetët Adem Salihaj dhe Gani Geci u shpërndanë gazetarëve një CD, që përmban material të dëshmisë së Bllacës. 

Nazim Bllaca tha se krimet janë kryer pas periudhës së luftës. Ai aty përmendi se për aksionet e kryera ka marrë urdhra nga, siç tha ai, "pjesëtarë të SHIK-ut, që gjenden në strukturat udhëheqëse të Partisë Demokratike të Kosovës". 

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, hodhi poshtë këto akuza dhe ftoi drejtësinë që të merret me rastin në fjalë. 

“Akuzat e tilla jo vetëm tash, por edhe më herët, edhe të formave të tjera që i janë adresuar subjektit tonë, i konsiderojmë si një tendencë për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit publik dhe ne konsiderojmë se këto bëjnë dëm dhe u hedhin hije të keqe në përgjithësi zhvillimeve në Kosovë”, tha Stavileci. 

Deputeti Adem Salihaj tha se materialin e kanë pasur më shumë se një muaj më parë, duke hedhur poshtë pretendimet se i njëjti po përdoret për të pasur ndikim në fushatën zgjedhore. 

“Për çështje të fushatës nuk lidhet kjo, ne e kemi pasur më herët dhe kemi mundur ta dëmtojmë secilën parti politike në lidhje me këtë. S’e kemi shfrytëzuar. Tash është kryer ajo pjesa kryesore e fushatës dhe ne duhet ta gjejmë momentin”, tha Salihaj.

Në anën tjetër, megjithëse ka pranuar se ka kryer vrasje, Bllaca ka shëtitur lirshëm në Prishtinë. Policia e Kosovës nuk ka marrë ndonjë urdhër arresti për personin në fjalë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, shpjegoi: 

“Pala, të gjitha informacionet, dëshmitë i ka ofruar në Policinë dhe Prokurorinë e EULEX-it. Policia i ka filluar hetimet e saj. Policia është në kontakte me prokurorinë dhe janë organet e drejtësisë ato që vendosin a të lëshojnë ndonjë urdhër-arrest dhe atëherë policia e zbaton atë”, tha Kelani. 

Ndërsa, zyrtarë të EULEX-it pranojnë se janë duke hetuar rastin. Përfaqësues të Zyrës për informim të EULEX-it i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk mund të komentojnë mbi rastin, ndërsa ai është duke u hetuar.

marre nga Evropa e Lire 


Read more »
Comments (0) »

Assassin Claims Intelligence Link to Kosovo Murders ( Nazim Bllaca )

Published: Nov 30, 2009 by admin Filed under: Lajme Politik

Nazim Bllaca
A viseo of a man who claims to have worked for Kosovo’s unofficial secret service has been released in which he claims to been involved in a string of post-war political murders, attempted murders and beatings.

The DVD of Nazim Bllaca, who is from a village near Lipjan, on the outskirts of Pristina, was made public by Gani Geci, parliamentarian for the opposition Democratic League of Dardania, this weekend.

Geci had handed the DVD to the EU rule-of-law mission in Kosovo, EULEX, one month ago, but decided to make the information public as he believed the investigation was progressing too slowly. EULEX confirmed that enquiries were ongoing.

Bllaca also went public on Sunday by talking to the media outside parliament.

He claimed to have worked from 1999 to 2003 for Intelligence Service of Kosovo, SHIK, which served the KLA until the end of the conflict in Kosovo, and which is seen as being most closely associated with the governing Democratic Party of Kosovo, PDK, of Prime Minister Hashim Thaci. SHIK claimed in June 2008 that it officially disbanded.

During his time as agent Seiko, Bllaca alleges he was involved in 17 murders, attempted murders, beatings and other criminal acts. He said that SHIK had told him the targets were members of the Serbian intelligence service, UDB, but that he later realised they were just members of the Democratic League of Kosovo, which is currently in the government coalition with PDK.

He listed a string of senior SHIK figures with whom he interacted and who are members of the government or high-ranking PDK officials.

The PDK has dismissed the accusations, branding them politically motivated, and has called for a speedy investigation into the matter.

Kosovo police said the affair is being investigated by EULEX


Per ti par videot Ketu



Read more »
Comments (0) »
Page 1 of 1