Members

Remember Me

VIP Shqiptar

Rrebel a.K.a UniKKatiL

Altuna Sejdiu Tuna sot i thotë lamtumirë beqarisë

Published: Apr 4, 2010 by admin Filed under: VIP Shqiptar

Altuna Sejdiu Tuna
Sot
këngëtarja e mirënjohur shqiptare nga Maqedonia, Altuna Sejdiu- Tuna, 
do t'i thotë lamtumirë beqarisë, ajo sot kurorëzohet me Rilind Rekën, 
djalin e ambasadorit të Maqedonisë, në misionin e BE-së në Bruksel.



Dasma e sotme pritet të jetë madhështore, e cila do të mbledhë në Shkup 
s
humë prej miqve dhe të afërmve të çiftit. Dasma do të mbahet në hotelin
“Alexander Palace” në Shkup. 

Në mesin e mysafirëve pritet të jenë edhe:
Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Adrian Gaxha, Sinan Vllasalliu, Armend 
Rexhepagiqi, Shpat Kasapi, Afërdita Dreshaj si dhe personalitete të 
tjera.


Read more »
Comments (0) »

Banoret e VIP Shpija

Published: Mar 1, 2010 by admin Filed under: VIP Shqiptar

VIP Shpija do të filloj në muajin Prill 2010. Pjesëmarrës do jenë fytyra publike dhe të dashura për të gjithë kosovarët dhe shqiptarët në përgjithësi. Këta pjesëmarrës do jenë të vëzhguar 24 orë nga kamerat dhe do kemi mundësi të kënaqemi me ta për gjithsej 1 muaj sa do jetë VIP Shpija – Shtëpia e madhe e VIP-ave shqiptarë.

Në natën finale të “Shpija e Kosoves” u bënë publik dhe u vertetësua pjesëmarrja e disa nga banorët që do jenë pjesëmarrës në Reality Show: VIP Shpija.

VIP-at shqiptarë që pranuan ftesën deri tani dhe do jenë pjesëmarrës në VIP Shpija për çmimin e madh të 50,000 € (50 mijë eurove) janë:

  1. Stupcat
  2. Big Mama
  3. Agim Gerguri
  4. Fatos Kryeziu
  5. Bertan Asllani

Shuma e fituar e 50,000 € do të shkoj për bamirësi familjeve me nevojë të madhe sociale.

Show televiziv në RTV21 do jetë një herë në dy javë ku edhe do bëhet eliminimi i banorëve.

/Atdhe Hajdaj


Read more »
Comments (0) »

VIP Shpija: VIP-at, çmimi kryesor PËR BAMIRËSI

Published: Mar 1, 2010 by admin Filed under: Lajme VIP Shqiptar
“Do të marrin pjesë “Stupcat”, “Big Mama”, aktori i serisë “Kafeneja jonë”, Fatos Kryeziu, Bertani nga Mqedonia, Agimi i grupit “Fisnikët”, kurse emrat e tjerë do t’i mësoni shumë shpejt.
Po ashtu, edhe lexuesit tuaj do të jenë të parët që do t’i mësojnë emrat e pjesëmarrësve të tjerë”, shprehet Fisnik Vejsa.


B. Zymberi: Fillimisht, na tregoni si lindi ideja për të bërë një reality shou me vip?
Fisnik Vejsa: Kemi ndenjur një natë në një kafe të Prishtinës me Vedatin e “Stupcave”. Atij ia kam bërë pyetjen, a do të hyje në “Shpi” me vipa, kurse ai më është përgjigjur më le të mendohem 24 orë. Të nesërmen më ka thirrur në telefon dhe më tha: Shumë kam dëshirë të provoj veten të mbyllur”, sepse dihet se “Stupcat” kanë shumë aktivitete në Gjermani, Zvicër, Amerikë etj. Pastaj jemi takuar sërish me Vedatin e “Stupcave”, i cili a ka konfirmuar pjesëmarrjen, por unë i thashë se do ta organizoj vetëm nëse hyni si grup, pra Vedati, Mensuri dhe Osmani. Pra, kështu nisi ky shou me vipa, nga një bisedë me Vedatin e “Stupcave”. Për këtë projekt jemi duke punuar prej një muaji dhe po kaq kohë ka mbetur derisa të nisë shou. Ideja e organizimit të këtij shou është që publiku të shohë se çka bën një i famshëm në jetën e tij apo të saj të përditshme dhe këtë gjë shikuesit kanë mundësi ta shohin në “VIP Shpija”.

Pesë javë janë të mbyllur

B. Zymberi: Kur do të nisë ky shou?
Fisnik Vejsa: Do të jetë në muajin prill, por për momentin nuk mund t’jua them datën e saktë.

B. Zymberi: Sa do të zgjasë “VIP Shpija”?
Fisnik Vejsa: Do të zgjasë pesë javë.

B. Zymberi: VIPat a do të rrinë në shtëpinë e njejtë ku kanë qëndruar mysafirët e “Shpisë”, apo në ndonjë shtëpi tjetër?
Fisnik Vejsa: Sot kur lexuesit e gazetës “Kosova Sot” dhe lexuesit e faqës vipshpija.com mjeshtrit do të jenë duke punuar për të bër ndryshime rrënjësore për “VIP Shpija”. Do të ndërrohen oren-ditë, ngjyrat e shumë gjëra tjera. Do ta shihni kur të nisë ky shou se si do të duket “Shpija e Vipave, do të jetë diçka madhështore”.

B. Zymberi: Sa VIPa do të marrin pjesë në këtë shou?
Fisnik Vejsa: Do të marrin pjesë 12 garues.

B. Zymberi: Mund të na tregoni disa nga emrat e vipave që do të marrin pjesë?
Fisnik Vejsa: Do të marrin pjesë “Stupcat”, “Big Mama”, aktori i serisë “Kafeneja jonë”, Fatos Kryeziu, Bertani nga Mqedonia, Agimi i grupit “Fisnikët”, kurse emrat e tjerë do t’i mësoni shumë shpejt. Po ashtu edhe lexuesit tuaj do të jenë të parët qe do t’i mësojnë emrat e pjesëmarrësve të tjerë.

Eliminimet dhe nominimet, më shpesh

B. Zymberi: Në cilin televizion do të jepet 24 orë “live” shou “VIP Shpija”?
Fisnik Vejsa: Do të jetë një kanal i veçantë i ri i quajtur “TV Shpija”, ku shikuesit do të kenë mundësi të shohin gjithçka që ndodh brenda 24 orëve në “VIP Shpija”. Po ashtu, nominimet dhe eliminimet do të ndodhin më shpesh, ku çdo të tretën ose të katërten ditë do të ketë nominime.

“VIP Shpija” do të keni mundësi ta shihni 24 orë live në internet në faqën e adhuruesve: www.vipshpija.com”.

B. Zymberi: Në cilin televizion kombëtar do të shfaqen spektaklet javore?”:
Fisnik Vejsa: Do të shfaqen në RTV 21, pra do të vazhdojë bashkëpunimi me RTV 21.

B. Zymberi: Kush do të jetë moderatori i “VIP Shpija”?
Fisnik Vejsa: Emisioni do të udhëhiqet prej Gentit dhe Shukit dhe do të jenë dy befasi ndihmëset e tyre. Kurse, asistentet e tyre do të jenë vajzat e “Shpisë”, si Jehona etj.

B. Zymberi: Sa do të jetë shpërblimi për këtë shou?
Fisnik Vejsa: Vipat tanë kanë hequr dorë nga shpërblimi kryesor, dhe ky shpërblim do të shkojë për çeshtje humanitare, dhe krahas kësaj do të ketë edhe dy aktivitete humane, ku mjetet do të shkojnë te njerëzit e caktuar.

B. Zymberi: Dihet se shumë këngëtarë për një javë fitojnë para të majme në mërgim. Sa para ju kanë kërkuar vipat për të qëndruar një javë në VIP Shpija”?
Fisnik Vejsa: Për këtë gjë ende jemi në bisedime dhe tash për tash nuk mund të them asgjë.

Intervistoi: B. Zymberi për gazetën numër 1 në Kosovë: Kosova Sot

Read more »
Comments (1) »

Big Brother Albanian 3 Debat

Published: Jan 24, 2010 by admin Filed under: Lajme VIP Shqiptar


mbremjaepare Banoret ne DebatGjithcka ka nisur me idene e Erjonit per te hapur nje bisede dhe mesa duket tema ka qene shume e goditur per ta.Kane diskutuar per liberalizimin e vizave,per anetaresimin ne BE,per NATO-n,per korrupsionin,per shtetin shqiptar,per pagat e punonjesve e per shume ceshtje te tjera.Graciela eshte shprehur se per qellimet e parealizuara faji eshte i individit dhe jo i shtetit.Ndersa Pamela,Jetmiri dhe kane kundershtuar.Jetmir ka thene qe ne keto kohera cdo gje eshte me e veshtire,ndersa para viteve `90 ishe me i sigurt.Haki tha qe njerezit duhet te jene me autoktitik,me pare duhet te shikojne gabimet e tyre.
Per Me Shum Hyni Ne Blogun 

Read more »
Comments (0) »

Marigona Dragusha VIP Shqiptar, më e suksesshme e këtij viti

Published: Jan 12, 2010 by admin Filed under: VIP Shqiptar

Marigona Dragusha
Askush nuk e kishte nuhatur një vajzë, e cila kishte konkurruar në një konkurs bukurie në TV 21 të organizuar nga Fadil Berisha.

Ajo ishte Marigona Dragusha. E gjatë, simpatike dhe sharmante, Gona as vetë nuk kishte besuar që ky vit do t’i sillte kaq shumë suksese.

Pas kësaj ajo nënshkroi një kontratë me njërin nga agjensionet më të suksesshme të modës, “Donald Trump Models”.

Pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të jetë modeste, “single” dhe afër familjes së saj. Në këtë fundvit atë e gjen me prindërit e saj në Prishtinë.

Rozë: Mund të thuhet se ky ka qenë viti juaj. Keni qenë përcjellësja e dytë missit në spektaklin e bukurisë Miss Universe 2009. Na përshkruani emocionet atje?
Gona:
 Po vërtet mund të konsideroj që ky ka qenë viti i sukseseve më të mëdha për mua. Ndihem shumë e lumtur që kam arritur ta prezantoj Kosovën në një eveniment të tillë dhe të shpërblehem me këtë çmim. Ishte përgjegjësi e madhe, por gjithsesi jam nisur të bëj më të mirën time. Me emocione shumë të mëdha besoj që ia arrita ta përfundoj misionin tim ashtu siç duhet.

Rozë: Kur jeni zgjedhur “Miss Kosova Universe 2009”, a e keni menduar se do të keni sukses edhe në arenën ndërkombëtare?
Gona:
 Sigurisht që jam munduar të përgatitem sa më shumë që të kem një paraqitje sa më të mirë në Miss Universe. Por, nuk e kam pritur një çmim të tillë.

Rozë: Keni nënshkruar edhe një kontratë me Donald Trump. Si do t’ju shohim në të ardhmen, si modele apo çfarë?
Gona:
 Po, tani jam pjesë e agjencisë se modeleve “Trump models”, ku do të punoj. Sigurisht si modele për një kohë.

Rozë: A do e pritni ndërrimin e motmoteve në Prishtinë?
Gona:
 Po, për Vitin e Ri do të jem në Kosovë. Do të festojë me familjen time. Pastaj do të jem në udhëtim.

Rozë: Cili është urimi i juaj për Kosovën në Vitin 2010?
Gona:
 Uroj që së pari të gjithë të kenë shëndet. Shpresoj që viti i ardhshëm të sjellë suksese më të mëdha për Kosovën.

Loboj edhe për Kosovën

Marigona Dragusha gjatë kohës sa ishte në Bahame shfrytëzoi arritjen e saj për të lobuar edhe për shtetin e Kosovës. Ajo, pas një takimi që kishte pasur me kryeministrin e këtij vendi, i kishte kërkuar njohjen e Kosovës. “Po. I kërkova njohjen e Kosovës dhe ai e priti mirë këtë lobim timin”, kishte thënë Dragusha më të ardhur në Prishtinë. Për këtë lobim kishte folur edhe Fadil Berisha, ndërkaq Gona nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të jetë një politikane.

Fakte për Gonën

Marigona (Gona) Dragusha në fillim të vitit 2009 kishte fituar titullin e “Miss Kosova Universe 2009”, që organizohet nga fotografi i njohur shqiptar në SHBA Fadil Berisha. Pas kësaj ajo kishte marrë pjesë në Miss Universe 2009, duke u bërë përcjellësja e dytë e missit, e renditur pas fitueses Stefania Fernandez nga Venezuela dhe Ada de la Cruz, përcjellësja e parë nga Republika Dominikane. Përpos gjuhës shqipe, Gona flet edhe spanjishten, të cilën gjuhë, siç thotë ajo, e ka mësuar nga telenovelat spanjolle që transmetohen nëpër telenovelat shqiptare.


Read more »
Comments (0) »
Page 1 of 3