|
|
Latest articles
Published: May 15, 2010 by admin
Filed under:
Video
Comments (1) »
Sot këngëtarja e mirënjohur shqiptare nga Maqedonia, Altuna Sejdiu- Tuna, do t'i thotë lamtumirë beqarisë, ajo sot kurorëzohet me Rilind Rekën, djalin e ambasadorit të Maqedonisë, në misionin e BE-së në Bruksel.
Dasma e sotme pritet të jetë madhështore, e cila do të mbledhë në Shkup shumë prej miqve dhe të afërmve të çiftit. Dasma do të mbahet në hotelin “Alexander Palace” në Shkup.
Në mesin e mysafirëve pritet të jenë edhe: Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Adrian Gaxha, Sinan Vllasalliu, Armend Rexhepagiqi, Shpat Kasapi, Afërdita Dreshaj si dhe personalitete të tjera.
Read more »
Comments (0) »
VIP Shpija do të filloj në muajin Prill 2010. Pjesëmarrës do jenë fytyra publike dhe të dashura për të gjithë kosovarët dhe shqiptarët në përgjithësi. Këta pjesëmarrës do jenë të vëzhguar 24 orë nga kamerat dhe do kemi mundësi të kënaqemi me ta për gjithsej 1 muaj sa do jetë VIP Shpija – Shtëpia e madhe e VIP-ave shqiptarë. Në natën finale të “Shpija e Kosoves” u bënë publik dhe u vertetësua pjesëmarrja e disa nga banorët që do jenë pjesëmarrës në Reality Show: VIP Shpija. VIP-at shqiptarë që pranuan ftesën deri tani dhe do jenë pjesëmarrës në VIP Shpija për çmimin e madh të 50,000 € (50 mijë eurove) janë: - Stupcat
- Big Mama
- Agim Gerguri
- Fatos Kryeziu
- Bertan Asllani
Shuma e fituar e 50,000 € do të shkoj për bamirësi familjeve me nevojë të madhe sociale. Show televiziv në RTV21 do jetë një herë në dy javë ku edhe do bëhet eliminimi i banorëve. /Atdhe Hajdaj
Read more »
Comments (0) »
“Do të marrin pjesë “Stupcat”, “Big Mama”, aktori i serisë “Kafeneja jonë”, Fatos Kryeziu, Bertani nga Mqedonia, Agimi i grupit “Fisnikët”, kurse emrat e tjerë do t’i mësoni shumë shpejt. Po ashtu, edhe lexuesit tuaj do të jenë të parët që do t’i mësojnë emrat e pjesëmarrësve të tjerë”, shprehet Fisnik Vejsa.
B. Zymberi: Fillimisht, na tregoni si lindi ideja për të bërë një reality shou me vip? Fisnik Vejsa: Kemi ndenjur një natë në një kafe të Prishtinës me Vedatin e “Stupcave”. Atij ia kam bërë pyetjen, a do të hyje në “Shpi” me vipa, kurse ai më është përgjigjur më le të mendohem 24 orë. Të nesërmen më ka thirrur në telefon dhe më tha: Shumë kam dëshirë të provoj veten të mbyllur”, sepse dihet se “Stupcat” kanë shumë aktivitete në Gjermani, Zvicër, Amerikë etj. Pastaj jemi takuar sërish me Vedatin e “Stupcave”, i cili a ka konfirmuar pjesëmarrjen, por unë i thashë se do ta organizoj vetëm nëse hyni si grup, pra Vedati, Mensuri dhe Osmani. Pra, kështu nisi ky shou me vipa, nga një bisedë me Vedatin e “Stupcave”. Për këtë projekt jemi duke punuar prej një muaji dhe po kaq kohë ka mbetur derisa të nisë shou. Ideja e organizimit të këtij shou është që publiku të shohë se çka bën një i famshëm në jetën e tij apo të saj të përditshme dhe këtë gjë shikuesit kanë mundësi ta shohin në “VIP Shpija”.
Pesë javë janë të mbyllur
B. Zymberi: Kur do të nisë ky shou? Fisnik Vejsa: Do të jetë në muajin prill, por për momentin nuk mund t’jua them datën e saktë.
B. Zymberi: Sa do të zgjasë “VIP Shpija”? Fisnik Vejsa: Do të zgjasë pesë javë.
B. Zymberi: VIPat a do të rrinë në shtëpinë e njejtë ku kanë qëndruar mysafirët e “Shpisë”, apo në ndonjë shtëpi tjetër? Fisnik Vejsa: Sot kur lexuesit e gazetës “Kosova Sot” dhe lexuesit e faqës vipshpija.com mjeshtrit do të jenë duke punuar për të bër ndryshime rrënjësore për “VIP Shpija”. Do të ndërrohen oren-ditë, ngjyrat e shumë gjëra tjera. Do ta shihni kur të nisë ky shou se si do të duket “Shpija e Vipave, do të jetë diçka madhështore”.
B. Zymberi: Sa VIPa do të marrin pjesë në këtë shou? Fisnik Vejsa: Do të marrin pjesë 12 garues.
B. Zymberi: Mund të na tregoni disa nga emrat e vipave që do të marrin pjesë? Fisnik Vejsa: Do të marrin pjesë “Stupcat”, “Big Mama”, aktori i serisë “Kafeneja jonë”, Fatos Kryeziu, Bertani nga Mqedonia, Agimi i grupit “Fisnikët”, kurse emrat e tjerë do t’i mësoni shumë shpejt. Po ashtu edhe lexuesit tuaj do të jenë të parët qe do t’i mësojnë emrat e pjesëmarrësve të tjerë.
Eliminimet dhe nominimet, më shpesh
B. Zymberi: Në cilin televizion do të jepet 24 orë “live” shou “VIP Shpija”? Fisnik Vejsa: Do të jetë një kanal i veçantë i ri i quajtur “TV Shpija”, ku shikuesit do të kenë mundësi të shohin gjithçka që ndodh brenda 24 orëve në “VIP Shpija”. Po ashtu, nominimet dhe eliminimet do të ndodhin më shpesh, ku çdo të tretën ose të katërten ditë do të ketë nominime.
“VIP Shpija” do të keni mundësi ta shihni 24 orë live në internet në faqën e adhuruesve: www.vipshpija.com”.
B. Zymberi: Në cilin televizion kombëtar do të shfaqen spektaklet javore?”: Fisnik Vejsa: Do të shfaqen në RTV 21, pra do të vazhdojë bashkëpunimi me RTV 21.
B. Zymberi: Kush do të jetë moderatori i “VIP Shpija”? Fisnik Vejsa: Emisioni do të udhëhiqet prej Gentit dhe Shukit dhe do të jenë dy befasi ndihmëset e tyre. Kurse, asistentet e tyre do të jenë vajzat e “Shpisë”, si Jehona etj.
B. Zymberi: Sa do të jetë shpërblimi për këtë shou? Fisnik Vejsa: Vipat tanë kanë hequr dorë nga shpërblimi kryesor, dhe ky shpërblim do të shkojë për çeshtje humanitare, dhe krahas kësaj do të ketë edhe dy aktivitete humane, ku mjetet do të shkojnë te njerëzit e caktuar.
B. Zymberi: Dihet se shumë këngëtarë për një javë fitojnë para të majme në mërgim. Sa para ju kanë kërkuar vipat për të qëndruar një javë në VIP Shpija”? Fisnik Vejsa: Për këtë gjë ende jemi në bisedime dhe tash për tash nuk mund të them asgjë.
Intervistoi: B. Zymberi për gazetën numër 1 në Kosovë: Kosova Sot
Read more »
Comments (1) »
Mosha: 29 vjeç
Vendbanimi: Stavanger, Norvegji
Vendlindja: Milot
Arsimi: Është duke ndjekur fakultetin ekonomik part-time.
Profesioni: Asistent menaxher në një firmë norvegjeze
Statusi civil: Beqar (bashkëjeton)
Thotë për veten: “Jam tip i hapur, pa komplekse. Përshtatem në çdo lloj ambienti. Jam dinak dhe egocentrik”.
Eksperiencat: Jeton në Stavanger të Norvegjisë prej 10 vjetësh. Puna e tij e parë ka qenë si përkthyes italishteje për KFOR-in në Prishtinë.
Familja: Përbëhet nga prindërit dhe 4 motrat. Prindërit nuk e njohin më, duke qenë se ka shumë vite larg Shqipërisë. Me nënën ka raport më të afërt. Ajo është shumë e lidhur me të.
Interesa & hobi: Synon të investojë në jug të Shqipërisë për të ndërtuar një resort bashkë me disa miq të tij. Është kuzhinier i shkëlqyer. Është frekuentues i rregullt i jetës së natës. Kërcen shumë mirë dhe pohon se shpesh femrat i josh me anë të kërcimit.
Marrëdhëniet me femrat: Për momentin, femra e jetës së tij është një, Elisabeta, një vajzë norvegjeze, me të cilën bashkëjeton prej disa vitesh. Thotë se ajo nuk do ta kishte problem nëse Gjimi do krijonte një raport brenda shtëpisë, duke qenë se ata janë një çift mjaft i hapur.
Hyn në Big Brother… Sepse ka kohë që e ëndërron dhe është gati të sakrifikojë gjithçka për të.
Read more »
Comments (0) »
Page 1 of 8 |
|
|